Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, në partneritet me BIRN, bashkë-organizuan një panel diskutimi, në kuadër të Konferencës “Internet Freedom Meet 2024”, e cila mblodhi së bashku zyrtarë qeveritarë, organizata të shoqërisë civile, aktivistë të të drejtave digjitale, gazetarë dhe entuziastë të teknologjisë dhe politikave të internetit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në panelin me temë “E Drejta e Informimit dhe Privatësisë në Botën Dixhitale; Situata në Ballkanin Perëndimor’, Komisionerja, Sogojeva-Dermaku, së bashku me z. Muhamed Gjokaj- Kryetar i Këshillit në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Qasje në Informacion (Mali i Zi) dhe z. Eldi Sherifi- Inspektor i Drejtorisë së Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave në IDP (Shqipëri), nën moderimin e Jeta Xharrës, diskutuan për dezinformimit online dhe sfidat dhe mundësitë e qeverisjes digjitale, duke adresuar rolin e teknologjisë në ofrimin e shërbimeve dhe të iniciativave rajonale për ruajtjen e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në një mjedis dixhital.
Konferenca shërbeu për forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve dhe organizatave për të rritur transparencën dhe ndërgjegjësimin për mediat dhe forumet politike në nivelet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale në Ballkanin Perëndimor.