NJOFTIM

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të fushëveprimtarisë mbikëqyrëse për zbatimin e  Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Rregullores Nr.01/2025 për Procedurën e Brendshme të Shqyrtimit të Ankesave për Qasje në Dokumente Publike,  njofton se nga data 1 nëntor 2025, ka filluar angazhimin e personelit të Departamentit për Qasje në Dokumente Publike edhe ditëve të  shtune.

 

Qëllimi i angazhimit shtesë të zyrtarëve për shqyrtimin e  ankesave po bëhet për arsye të rritjes së volumit të ankesave të adresuara në Agjenci  dhe me qëllim të trajtimit të ankesave për qasje në dokumente publike në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.

https://www.vudols.com