Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe UNI- Universum International College

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Zv. Presidenti për Marrëdhënie me Jashtë të Kolegji Universum, Valon Murati, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të promovimit të së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe të drejtës në qasje në dokumente publike.
Përmes këtij bashkëpunimi, studentët e UNI- Universum International College do të kenë mundësinë të angazhohen në punë praktike në AIP, si dhe të përfitojnë njohuri akademike dhe profesionale nga ligjëratat, seminaret dhe vizitat studimore në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
https://www.vudols.com