Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Qendrës së Gazetarisë për Paqe të Universitetit “Aristotle” në Selanik

Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Drejtorin Ekzektutiv të Qendrës së Gazetarisë për Paqe në Universitetin “Aristotle” të Selanikut.
Ky Memorandum synon të krijojë një kuadër bashkëpunimi për promovimin e të drejtës për qasje në informata, zhvillimin e programeve të trajnimit dhe organizimin e forumeve rajonale e ndërkombëtare për të avancuar diskutimin mbi të drejtat dixhitale dhe qeverisjen e mirë. Bashkëpunimi do të përfshijë realizimin e iniciativave me interes të përbashkët në kuadër të platformave evropiane si Erasmus+ dhe YoungCell Scheme, trajnime profesionale për zyrtarë publikë, hulumtime shkencore dhe vizita studimore në Greqi.
Ky Memorandum përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të bashkëpunimeve të qëndrueshme ndërmjet institucioneve akademike dhe publike, duke e pozicionuar Agjencinë për Informim dhe Privatësi si një partner aktiv në avancimin e të drejtave të njeriut në epokën dixhitale. 🌍
https://www.vudols.com