Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit

Komisionerja për Infomim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të forcuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e sistemeve të informacionit në Republikën e Kosovës. Përmes inspektimeve dhe auditimeve të rregullta ky Memorandum synon të rris transparencën dhe sigurinë, duke përmirësuar kështu proceset e kontrollit mbi përdorimin e të dhënave dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale.
Udhëheqëset e Institucioneve u zotuan për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, si dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale për auditimet dhe inspektimet përmes trajnimeve të ndërsjella.
Pas nënshkrimit të Memorandumit, vazhdoi punëtoria me stafin e Agjencisë për Infprmim dhe Privatësi, ku përfaqësuesit e Departamentit për Auditimet e Teknologjisë së Informacionit në ZKA diskutuan për aktivitetet konkrete në këtë fushë, punën dhe metodologjinë e aplikuar në auditimet e TI-së si dhe rezultatet e auditimeve në fushën e sigurisë dhe privatësisë.
https://www.vudols.com