Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike. Ky memorandum synon harmonizimin e përgatitjes së politikave të sigurisë nga ana e Komunave, dhe zbatimin e tyre në praktikë, gjatë procesit të përpunimit të të dhënave personale, me rastin e ofrimit të shërbimeve përkatëse ndaj qytetarëve.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi do të mundësojë bashkëpunimin e ngushtë në zhvillimin e transparencës së Komunave, me theks të veçantë në publikimin proaktiv të dokumenteve publike si dhe garantimin e së drejtës për qasje në dokumente publike.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, falënderoi Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të suksesshëm mes dy institucioneve për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në Komunat e Kosovës dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
https://www.vudols.com