Mbrojtja e të dhënave personale në terma të përgjithshëm

Të dhënat personale janë çdo informacion që mund të përdoret për të identifikuar një individ. Për shembull, adresa e postës elektronike filan.fisteku@shembulli.com është e konsideruar si e dhënë personale sepse tregon se mund të ketë vetëm një Filan Fisteku që punon në kompaninë Shembulli.
Të dhënat personale gjithashtu përfshijnë çdo gjë që mund të vërtetojë praninë tuaj fizike diku, si për shembull imazhet nga kamerat e sigurisë ku ju shfaqeni.
Të dhënat personale të ndjeshme janë një grup i veçantë i kategorive që duhet të trajtohen me kujdes dhe siguri shtesë. Kjo përfshin informacion që lidhet me origjinën raciale ose etnike, mendimet politike, besimet fetare ose filozofike, anëtarësimin në sindikata, të dhënat gjenetike, të dhënat që lidhen me orientimin seksual të një personi dhe të dhënat biometrike në raste kur përpunohen për të identifikuar dikë.
Të dhënat personale të ndjeshme kërkojnë një nivel më të lartë të mbrojtjes dhe masa të sigurisë shtesë për tu përpunuar në mënyrë të ligjshme; ju duhet të jeni në harmoni me nenin 5 dhe nenin 8 të Ligjit për Mbrojtjen të të Dhënave Personale.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Ky aktivitet realizohet nga Lëvizja FOL në kuadër të projektit ”Gardianët e të Dhënave: Forcimi i Politikave të Privatësisë dhe Ndërgjegjësimit në Institucionet Publike”, përmes HumanRightivism që mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina përmes Community Development Fund – CDF

https://www.vudols.com