Me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale në Fushën e Inspektimeve”, Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Zyrën e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo, më 28 tetor organizuan një punëtori një-ditore për ngritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e praktikave të inspektimeve.
Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurimin e transparencës institucionale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, së bashku me inspektorët e Agjencisë, diskutuan me Inspektoratet Qendrore mbi detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre, të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Çështjet kryesore të diskutuara përfshinin:
Publikimi i informatave në faqet zyrtare të Inspektorateve – rëndësia dhe detyrimet ligjore.
Inspektimet e bazuara në rrezik, planifikimi dhe listat e kontrollit.
Balancimi i të drejtës për informim dhe mbrojtje të të dhënave personale – përjashtimet dhe kufizimet gjatë publikimit.
Kjo punëtori kontribuoi në përmirësimin e aftësive dhe njohurive të inspektorëve, duke përforcuar angazhimin për një shoqëri të mirë-informuar dhe të mbrojtur!