Në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit me akterët medial, Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. të kryesuar nga Brikenda Rexhepi-Kryetare e KMSHK-së, Imer Mushkolaj Mushkolaj-Drejtor Ekzekutiv dhe anëtarët Kreshnik Gashi dhe Labinot Leposhtica.
Në fokus të diskutimeve që zhvilluan ishte bashkëpunimi mes Agjencisë dhe mediave për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, që mbetet një prej prioritetve kryesore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).
Bashkëpunimi me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës është thelbësor për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale në media dhe për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale në media përkitazi me informimin e drejtë të publikut.

English
Srpski