Komisionerja për Informim dhe Privatësi pret në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi , znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali. Fillimisht, Komisionerja i uroi mirëseardhjen znj. Vakali dhe e njoftoi atë lidhur me punën, arritjet, bashkëpunimet, si dhe sfidat e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Më tej, Ambasadorja Vakali dhe Komisionerja Sogojeva ndan mendimin e njëjtë lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit me vendet e Europës, me qëllim të arritjes së implementimit sa më adekuat të ligjeve përkatëse.

Andaj, Komisionerja e falenderoi Ambasadoren për takimin dhe theksoi rolin e rëndësishëm që ka një bashkëpunim I tillë me autoritetin e Greqisë. Ambasadorja u shpreh ky takim ishte shumë I mirëseardhur nga ana e saj dhe falenderoi Komisioneren për ftesën e saj.

https://www.vudols.com