Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë si paneliste në Privacy Symposium 2025, që u mbajt në Venecia të Italisë, ku u trajtua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional përtej Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Gjatë panelit me temë “Përtej BE-së: Fuqizimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Autoriteteve Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave”, Komisionerja theksoi rëndësinë e ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme për avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe prezantoi arritjet e Kosovës si një shtet në zhvillim që synon përputhjen e plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, u veçua bashkëpunimi i vazhdueshëm i Agjencisë për Informim dhe Privatësi me autoritetet homologe nga Kroacia, Shqipëria, Austria, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Letonia dhe Estonia, i cili ka ndikuar në forcimin e kuadrit ligjor, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta për mbrojtjen e të dhënave personale.

English
Srpski