Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, zhvilloi një takim me z. Christopher Tullis, Specialist për Zhvillim Digjital për Evropën dhe Azinë Qendrore, si dhe z. Vedran Lalić, Konsulent i Pavarur, për të diskutuar mbi studimin e Bankës Botërore për vlerësimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë dhe gjendjes së mbrojtjes të të dhënave personale për qëllime të përdorimit të letërnjoftimit dhe nënshkrimit digjital.
Me theks të veçantë u diskutua për digjitalizimin e shërbimeve publike në Kosovë dhe rolit të Agjencisë në këtë proces. Komisionerja Sogojeva-Dërmaku theksoi se, me përkushtimin e Agjencisë, tani AIP është e përfshirë në të gjitha proceset që lidhen me ofrimin e shërbimeve digjitale. Megjithatë, u theksua nevoja për ngritjen e kapaciteteve të personelit të shërbimit civil në nivel qendror dhe lokal, duke hapur rrugën për një bashkëpunim të mëtejshëm me Bankën Botërore në forcimin e këtyre kapaciteteve dhe në zbatimin efektiv të legjislacionit në hap me avancimet teknologjike.