Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori Britanik, Jonathan Hargreaves, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e përkrahjes reciproke mes grave në administratën publike të Kosovës. Në veçanti u theksua kontributi i rrjetit të grave në pozita të larta në sektorin publik, i krijuar me mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar, si një shembull i shkëlqyer i lidershipit të grave dhe fuqizimit të tyre në pozita udhëheqëse.