Me temën “Ndërmjet Ligjit dhe Praktikës; Si qëndrojnë institucionet kundër korrupsionit?”, më 25 tetor 2024, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, në cilësinë e panelistes, diskutoi për transparencën dhe llogaridhënien institucionale përmes qasjes në dokumente publike si dy nga parimet themelore në luftën kundër korrupsionit. Me theks të veçantë ajo tha se garantimi i së drejtës për qasje në dokumente publike promovon një shoqëri të hapur dhe të mirë-informuar dhe forcon besimin mes qytetarëve dhe institucioneve publike.
Në panel morën pjesë gjithashtu z. Yll Buleshkaj- Drejtor i Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit, dhe z. Naim Qelaj- Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, të cilët diskutuan për rolin, sfidat dhe përparësitë të institucioneve që ata udhëheqin në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Konferenca u organizua nga NGO Aktiv dhe NGO ACDC në mbështetje të Ambasadës Amerikane në kuadër të Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së.