“Mbrojtja e të dhënave personale dhe qasja në dokumente publike janë thelbësore për sistemin transparent dhe të përgjegjshëm të sundimit të ligjit”
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, u takua sot me Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës, Krenare Sogojeva-Dërmaku, dhe shkroi në X (ish-Twitter):
“Pata kënaqësinë ta pres Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku. Mbrojtja e të dhënave personale dhe qasja në dokumente publike janë thelbësore për një sistem transparent dhe llogaridhënës të sundimit të ligjit. Rikonfirmova gatishmërinë e #EULEX-it për ta mbështetur punën e AIP-s për të mirën e të gjithë qytetarëve”.