Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet Zyrës së BE-së dhe AIP-së, me ç‘rast Ambasadori Szunyog theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut, përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike, si dy elemente kryesore për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Komisionerja Sogojeva-Dërmaku falënderoi Ambasadorin Szunyog dhe Zyrën e BE-së për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke theksuar se aktivitetet e mbështetura nga Zyra e BE-së kanë arritur të krijojnë standarde dhe shkëmbim të praktikave të qëndrueshme me autoritetet evropiane me të cilat Agjencia ka bashkëpunuar.
Komisionerja, Krenare Sogojeva-Dermaku i uroi suksese të mëtejshme Ambasadorit Tomáš Szunyog në detyrat e tij të ardhshme, ndërsa ai përgatitet të përfundojë mandatin e tij në Kosovë.