Komisionerja për Informim dhe Privatësi ka zhvilluar një takim konsultativ me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku më 8 tetor ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, ku është diskutuar mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Ky takim u fokusua në identifikimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë përmirësimin e transparencës në funksionimin e administratës komunale dhe ngritjen e nivelit të llogaridhënies për të siguruar që institucionet publike të jenë më të hapura dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Gjithashtu, u diskutua për modalitetet për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në nivel lokal.
https://www.vudols.com