Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku takon Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, sot u takua me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në ambientet e Kallxo.com, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellët ndërmjet autoriteteve të Sllovenisë dhe Kosovës.
Presidentja Musar ka ushtruar detyrën e Komisioneres për Informim dhe Privatësi në Slloveni, ku nën udhëheqjen e saj autoriteti slloven ka vendosur standarde të larta për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Me këtë rast, Presidentja njoftoi Komisioneren për udhëheqjen dhe angazhimin e saj në autoritetin slloven, ndërsa Komisionerja, Krenare Sogojeva-Dërmaku falënderoi dhe vlerësoi lartë angazhimin e saj në transformimin e autoritetit në Kosovë.
https://www.vudols.com