Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva Dermaku po merr pjesë në Konferencën “Rreziqet dhe Pajtueshmëria në Epokën Digjitale” në Kroaci.

25 maj 2024, Zagreb, Kroaci
“Kosova ka miratuar rregullat e GDPR-it me legjislacionin e saj dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi në procesin vendimmarrës për mbrojtjen e të dhënave personale, aplikon standarde të larta, ashtu siç është përcaktuar me standarde evropiane” ka thënë Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku.
Me ftesë të autoritetit kroat për mbrojtjen e të dhënave personale, Drejtorit Zdravko Vukić, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva- Dermaku po merr pjesë në Konferencën “Rreziqet dhe Pajtueshmëria në Epokën Digjitale” e organizuar me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në prezantimin e të arriturave të Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku tha se legjislacioni i Kosovës është në harmoni me standardet evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale ndërsa bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është shumë i nevojshëm. “Kosova ka miratuar rregullat e GDPR-it në legjislacionin e saj në nivel nacional dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi në procesin vendimmarrës për mbrojtjen e të dhënave personale, aplikon standarde të larta ashtu siç është përcaktuar me rregullativën evropiane”.
Duke e falënderuar autoritetin kroat për mundësinë e bashkëpunimit, Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku, tha se bashkëpunimi i autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në nivel regjional dhe ndërkombëtar do të shërbejë në ndërtimin e një të ardhme të suksesshme duke siguruar vendimmarrje me standarde të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Gjithashtu, Komisionerja, Sogojeva Dermaku theksoi se mbrojtja e të dhënave personale në epokën digjitale të zhvillimit të teknologjisë informative, është sfiduese dhe paraqet domosdoshmëri për nxitur bashkëpunimin më të ngushtë në mes të autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, në shkëmbimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në sesionin “E drejta për mbrojtjen e të dhënave: një gur themeli i sundimit të ligjit në epokën digjitale” folën përfaqësues nga autoritetet ndërkombëtare: Guido Scorza, anëtar i Bordit në Autoritetin Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Matthias Schmidl, Komisioner në Autoritetin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Austri; Ventsislav Karadjov, Kryetar i Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Bullgari si dhe Mirosław Wróblewski, Kryetar i Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Poloni.
https://www.vudols.com