Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, pati nderin ta mirëpriste në takim Gjeneral Paul Gibson, tani Drejtor i Grupit për Siguri në Mjedise Komplekse (SCEG).
Gjenerali Paul Gibson, ish-oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit të Parashutistëve, ishte ndër trupat britanike që hynë të parët në Kosovë më 13 qershor 1999. Duke udhëhequr Batalionin e Parë të Parashutistëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, ai luajti një rol kyç në mbikëqyrjen e vendosjes së trupave britanike në Kosovë si pjesë e forcës paqeruajtëse të NATO-s. Për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm, z. Gibson u nderua me Urdhrin për Shërbim të Dalluar (OSSH).
Pas 25 vitesh, Gjenerali Gibson vizitoi zyrën e tij të mëhershme, e cila tani shërben si zyra e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, me ç’rast ndau pjesë të historisë dhe përjetimeve të tij nga koha që kaloi në vitin 1999. “Roli i Gjeneralit Gibson dhe trupave britanike ka qenë vendimtar për stabilitetin dhe paqen që gëzojmë sot,” tha Komisionerja, ndërsa e falënderoi atë për kontributin e tij shumë të çmuar, duke theksuar se përpjekjet e tij kanë rezultuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.