Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

 

🔐Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të të Dhënave Personale- Takim Informues me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë
📚Hartimi i rregullativës ligjore dhe respektimi i politikave të privatësisë që përcaktojnë mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe krijimi i praktikave më të mira të faturimit në përputhje me obligimet ligjore të përcaktuara me legjislacionin përkatës, ishin pikat kryesore të diskutimit sot mes përfaqësuesve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe përfaqësuesit e KRU Hidrodrini në Pejë.🔗
Në takimin mes Komisioneres për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë, Lumnije Demi dhe përfaqësuesve të KRU Hidrodrini- Kryesuesin e Bordit z. Jusuf Nikçi, Kryeshefin Ekzekutiv z. Dri Cena, Sekretaren e Kompanisë znj. Kreshnike Dreshaj, dhe Zyrtaren për Mbrojtje të të Dhënave Personale, znj. Hana Begolli, u diskutua për domosdoshmërinë e aplikimit të standardeve profesionale për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë ofrimit të shërbimeve nga kompania për qytetarët. 📬
🤝🏻Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku kërkoi nga përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë që gjatë ofrimit të shërbimeve, të vënë në prioritetet e institucionit mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
https://www.vudols.com