Category Archives: Lajme

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi takon Komandantin e trupave britanike që hynë të parët në Kosovë, Gjeneralin Paul Gibson, gjatë vizitës pas 25 vitesh në zyrën e tij të mëhershme

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, pati nderin ta mirëpriste në takim Gjeneral Paul Gibson, tani Drejtor i Grupit për Siguri në Mjedise Komplekse (SCEG). Gjenerali Paul Gibson, ish-oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit të Parashutistëve, ishte ndër trupat britanike që hynë të parët në Kosovë më 13 qershor 1999. Duke udhëhequr […]

Panel Diskutimi mbi të Drejtën e Informimit dhe Privatësisë në Botën Dixhitale; Situata në Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese- BIRN

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, në partneritet me BIRN, bashkë-organizuan një panel diskutimi, në kuadër të Konferencës “Internet Freedom Meet 2024”, e cila mblodhi së bashku zyrtarë qeveritarë, organizata të shoqërisë civile, aktivistë të të drejtave digjitale, gazetarë dhe entuziastë të teknologjisë dhe politikave të internetit nga të gjitha vendet e Ballkanit […]

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e te Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut.

18 qershor 2024, Shkup, Maqedoni e Veriut Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut, Imer Aliu kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes […]

Punëtori mbi Balancimin e së Drejtës për Informim dhe të Drejtës për Privatësi

Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi një punëtori me temën “Balancimi i së Drejtës për Informim dhe së Drejtës për Privatësi”, në Komunën e Hanit të Elezit. Punëtoria mblodhi zyrtarë komunalë nga Komuna e Hanit të Elezit, Komuna e Ferizajit, Komuna e Shtimes, dhe Komunës së Kaçanikut, […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi zhvillon takime informuese në Komunën e Istogut dhe Komunën e Shtërpcës

Në kuadër të promovimit të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka zhvilluar takime me Nënkryetarin e Komunës së Istogut, z. Ali Nimanaj dhe Kryetarin e Komunës së Shtërpcës, z. Dalibor Jevtic. Diskutimet u përqendruan rreth obligimeve ligjore të Komunave për të garantuar […]

Takim Informues me Ndërmarrjen Publike Banesore

Në kuadër të aktiviteteve informuese me ndërmarrjet publike, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore. Në takim morën pjesë z. Bashkim Beha, Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit; z. Arbnor Neziri, Shef i Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv; dhe znj. Blerta Rama, Menaxhere e Departamentit për Kujdes […]

Themelohet Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë organizuar një takim të përbashkët me Zyrtarët Komunalë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me ç’rast është themeluar Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në këtë takim, fjalë rasti mbajtën Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së, Lumnije Demi dhe […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë në panelin “Privatësia dhe Mbrojtja e Identitetit” gjatë tryezës së organizuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), e cila trajtoi çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në media.

Në fjalën e saj, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku theksoi rëndësinë e përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale të fëmijëve, duke nënvizuar se këto të dhëna janë të ndjeshme dhe kërkojnë mbrojtje të veçantë sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ndër tjerash, ajo prezantoi praktikat e vëzhgimit me kamera dhe fotografimit të fëmijëve me pëlqimin […]

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (NGO ACDC)

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, Dusan Radakovic sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve në veri të Kosovës dhe AIP-së, si dhe për lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet e AIP-së në rajonet […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetje të OSCE Mission in Kosovo, organizoi një takim në Mitrovicë të Veriut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mediave dhe organizatave jo-qeveritare të komunitetit serb

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku diskutoi për rëndësinë e sigurimit të qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale si dy aspekte thelbësore në forcimin e transparencës dhe ngritjes së llogaridhënies institucionale. Duke vlerësuar rolin e patjetërsueshëm të mediave dhe OJQ-ve në nxitjen e një shoqërie më transparente dhe përgjegjëse, […]