Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të fushëveprimtarisë mbikëqyrëse për zbatimin e Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Rregullores Nr.01/2025 për Procedurën e Brendshme të Shqyrtimit të Ankesave për Qasje në Dokumente Publike, njofton se nga data 1 nëntor 2025, ka filluar angazhimin e personelit të Departamentit për Qasje në Dokumente Publike edhe ditëve […]
Category Archives: Lajme
Lajme
Me ftesë të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së (OSCE-ODIHR), Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Lumnije Demi, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale me temën: “Mbrojtja e Integritetit Zgjedhor”, që u organizua në Varshavë, Poloni.
Gjatë preznatimit të saj në këtë konferencë, znj. Demi prezantoi angazhimet dhe rolin e AIP-së në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e integritetit zgjedhor në Kosovë. Ajo prezantoi bashkëpunimin e AIP-së me organizatat jo-qeveritare, mediat dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si faktorë kryesor për garantimin […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mori pjesë në Asamblenë e 47-të të Autoriteteve Mbikëqyrëse për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësisë (Global Privacy Assembly – GPA), e cila u mbajt në Seoul, Kore e Jugut, nga data 15 deri më 19 shtator 2025. Këtë vit, Asambleja zhvilloi punimet nën temën qendrore: […]
Në përmbushje të detyrimeve ligjore, për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) kërkon nga Partitë Politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më datës 12 tetor 2025. Për […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi, pas publikimeve të fundit lidhur me një ngjarje tragjike ku një familje kosovare ka humbur një të afërm në një aksident të rëndë, u bën thirrje publike mediave për reflektim dhe respektim të privatësisë dhe të dhënave personale të qytetarëve. Është vërejtur se disa media kanë transmetuar pamje të ngjarjes […]
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Qasjes në Informacion, Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetjen e OSCE Mission in Kosovo , organizoi sot tryezën e diskutimit me moton “Publikimi i Informacionit – detyrim ligjor, transparencë dhe integritet”, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave donatore, me qëllim të promovimit të […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi, organizoi sot Konferencën Përmbyllëse e Projektit “Fuqizimi i mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë kibernetike në të gjithë sektor sektorët në Kosovë” , i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe i implementuar nga Platforma CiviKos dhe Instituti për Teknologji dhe Shoqëri (ITS). Ky projekt, i cili është […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti në takim delegacionin e Autoritetit Homolog të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë, znj. Elena Veljanoska. Gjatë takimit u prezantua Platforma për Identifikimin e Rrjedhjes së të Dhënave Personale, si një instrument për forcimin e mekanizmave mbikëqyrës dhe mbrojtjen më efektive të të […]
Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Drejtorin Ekzektutiv të Qendrës së Gazetarisë për Paqe në Universitetin “Aristotle” të Selanikut. Ky Memorandum synon të krijojë një kuadër bashkëpunimi për […]

English
Srpski







