Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku priti në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Imer Aliu, Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy autoriteteve, me theks të veçantë shkëmbimin përvojave në fushën e inspektimeve dhe kontrolleve.
Komsionerja Sogojeva Dermaku theksoi se mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve është në prioritet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe tha se shkëmbimi i përvoja mes dy autoriteteve është i rëndësishëm për të siguruar për qytetarët një të drejtë të garantuar me Kushtetutën e vendit, siç është mbrojta e të dhënave personale.
Drejtori Imer Aliu shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes autoriteteve në fusha konkrete të mbrojtjes së të dhënave personale përmes aktiviteteve që do të kontribuojnë në rritjen e nivelit të njohurive dhe trajtimin e sfidave të përbashkëta.
Takimi mes dy udhëheqësve të institucioneve homologe u realizua në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar në muajin qershor të këtij viti dhe ka vazhduar me organizimin e punëtorisë dy-ditore për shkëmbimin e praktikave të më të mira për mbrojtjen e të dhënave personale dhe inspektimeve në fushën e vlerësimit të ndikimit, inspektimeve dhe kontrolleve në Institucionet e Sektorit Shëndetësor dhe Sektorit të Telekomunikimeve.