Ambasadorja e Holandës, znj. Karin Boven vizitë zyrtare në Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpriti Ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Karin Boven në një takim zyrtarë për të diskutuar dhe vlerësuar bashkëpunimin përmes projektit MATRA, projekt ky që fokusohet në përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë kibernetike në sektorë të ndryshëm në Kosovë.
Gjatë takimit, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Holandës për avancimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale. Ajo theksoi rëndësinë që ky projekt ka për përmbushjen e objektivave strategjike të Agjencisë, sidomos në rritjen e kapaciteteve institucionale për zbatimin efektiv të Ligjit për Mbrojtjes të të Dhënave Personale.
Në këtë kontekst, Ambasadorja Boven vlerësoi përpjekjet e Agjencisë për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm dhe të sigurt për mbrojtjen e të dhënave. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës për të mbështetur Kosovën në rrugën drejt përmirësimit të këtyre mekanizmave thelbësore për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
https://www.vudols.com