Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves, viziton Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Sot, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, dhe znj. Sophie Wright, Shefe e Programeve, Ekonomisë dhe Qeverisjes.
Gjatë takimit, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku ndau përvojën e saj personale dhe vlerësoi lartë projektin e Rekrutimit për Pozita të Larta Drejtuese, duke theksuar se Projekti është një shembull i shkëlqyer i rekrutimit transparent dhe të bazuar në meritë.
Ambasadori Hargreaves përgëzoi Komisioneren për punën e Agjencisë në promovimin e dy të drejtave themelore të qytetarëve, si dhe për angazhimin e saj në Rrjetin për Fuqizimin e Grave në Pozita Vendimmarrëse në Sektorin Publik, një iniciativë që synon mbështetjen e grave përmes trajnimeve dhe mentorimit, duke nxitur avancimin e tyre profesional.
Në përfundim të takimit, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku shprehu mirënjohjen e saj ndaj Ambasadorit Hargreaves, duke i uruar suksese në fillimin e misionit të tij dhe duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
https://www.vudols.com