AIP thellon bashkëpunimin evropian në kuadër të Konferencës KosovaPAR2025: Inteligjenca Artificiale dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale në Administratën Publike

Më 4 shtator 2025, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti në takim z. Zdravko Vukić, Zëvendëskryesues i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Drejtor i Autoritetit Kroat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe u përmbyll me pjesëmarrjen në panel të organizuar në kuadër të konferencës KosovaPAR2025, me temën:
🎙️ “Rreziqet e Inteligjencës Artificiale: Perspektiva Ligjore dhe Mbrojtja e të Dhënave”
🔍 Temat kryesore të diskutimit:
🔸Privatësia si çështje besimi për qëndrueshmërinë afatgjatë të institucioneve publike dhe private.
🔸Balancimi mes inovacionit dhe pajtueshmërisë
🔸Përfitimet e AI për shoqërinë dhe ekonominë kur zbatohen me drejtësi, gjithëpërfshirje dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut.
🔸Qasja e koordinuar ndërinstitucionale për adresimin e sfidave që sjell inteligjenca artificiale në administratën publike dhe për ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të mbrojtjes së të dhënave.
👥 Nën moderimin e Komisioneres Sogojeva Dërmaku, panelistë ishin:
Zdravko Vukić – Zëvendëspresident i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Drejtor i Autoritetit Kroat
Prof. Dr. Debabrata Samanta – Udhëheqës i Programit në Departamentin e IT-së, RIT Kosovo (A.U.K)
Kaltrina Haxha – Zyrtare Kryesore për Pajtueshmëri dhe Mbrojtje të të Dhënave Personale në ProCredit Bank Kosova
Kjo vizitë dhe pjesëmarrje në panel konfirmon angazhimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) për të qenë pjesë aktive e rrjeteve evropiane dhe për të kontribuar në avancimin e mekanizmave të mbrojtjes së të dhënave, përfshirë vlerësimin e ndikimit të inteligjencës artificiale në të gjithë sektorët në Republikën e Kosovës.
https://www.vudols.com