Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përfaqësuesit e AIP-së realizuan një vizitë studimore në Tiranë.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në realizimin e të drejtës së qytetarëve për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e institucioneve gjithashtu diskutuan raste praktike në këto dy fusha, si dhe mundësitë e hartimit të udhëzuesve dhe të ngritjes së kapaciteteve administrative dhe profesionale.