Agjencia për Informim dhe Privatësi zhvillon takime informuese në Komunën e Istogut dhe Komunën e Shtërpcës

Në kuadër të promovimit të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka zhvilluar takime me Nënkryetarin e Komunës së Istogut, z. Ali Nimanaj dhe Kryetarin e Komunës së Shtërpcës, z. Dalibor Jevtic.
Diskutimet u përqendruan rreth obligimeve ligjore të Komunave për të garantuar realizimin e këtyre dy të drejtave të qytetarëve, përkatësisht u diskutua për Programin e Transparencës dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike, hartimin e Politikave të Privatësisë, si dhe për fuqizimin e rolit të zyrtarëve përgjegjës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.
https://www.vudols.com