Në kuadër të realizimit të planit gjashtëmujor të punës së Agjencisë, për promovimin e së drejtës për qasje në informata dhe mbrojtjen e të dhënave personale, përkatësisht sigurimin e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së ka zhvilluar takime me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe Kryetarin e Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasic.