Në kuadër të takimeve informuese me Kryetarët e Komunave, Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së, Lumnije Demi ka zhvilluar takime me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, si dhe Kryetarin e Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemin, për të promovuar të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në takimet me Kryetarët e Komunave u diskutua për obligimet e komunave për sigurimin e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Agjencia për Informim dhe Privatësi mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet në fushën e zbatimit të ligjit dhe ofrimit të mbështetjes profesionale për të siguruar realizimin e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.