Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet informuese me Komunat e Republikës së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve informuese për të siguruar zbatimin e obligimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Komisionerja e AIP-së znj. Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Drejtorja e Përgjithshme, Lumnije Demi kanë zhvilluar takim me Nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani.
Po ashtu, me qëllim të informimit dhe diskutimit për rëndësinë e qasjes në informata dhe mbrojtjes së të dhënave personale, Drejtorja e Përgjithshme ka zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati.
https://www.vudols.com