07 prill 2026, Prishtinë
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dermaku, ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes
Agjencia për Informim dhe Privatësi ( AIP) ka ushtruar fushë veprimtarinë e saj në mënyrë objektive dhe profesionale, në trajtimin e ankesave të adresuara, ofrimin e këshillave dhe opinioneve për institucionet publike, private, qytetarëve dhe grupe tjera të interesit. Përmes ekspertizës profesionale, Agjencia ka ofruar mbështetjeje për institucionet publike dhe private në hartimin e akteve nën-ligjore dhe rregullativës së brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikat e privatësisë.
Në përmbushjen e mandatit të saj ligjor për realizimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumentin publike, gjatë periudhës raportuese janar – dhjetor 2025, Agjencia ka pranuar gjithsejtë njëmijë e tetëdhjetë e pesë (1,085) ankesa të adresuara nga institucionet publike dhe private, Organizatat Jo Qeveritare, Mediat, Qytetarët dhe nga grupe të tjera të interesit. Në realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, Agjencia gjatë vitit 2025 ka pranuar gjithsejtë nëntëqind e njëzet e shtatë (927) ankesa, dhe tetë dhjetë (80) të bartura nga viti paraprak. Nga ky numër, 832 ankesa kanë përfunduar me vendime administrative ndërsa 175 ankesa janë bartur për vitin 2026.
Në realizimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia gjatë vitit 2025 ka pranuar gjithsejtë njëqind e pesëdhjetë e tetë (158) ankesa, dhe dymbëdhjetë (12) të bartura nga viti paraprak. Nga ky numër, njëqind e tridhjetë e nëntë (139) ankesa kanë përfunduar me vendime administrative ndërsa nëntëmbëdhjetë (19) ankesa janë bartur për vitin 2026.
Në funksion të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit dhe garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, gjatë periudhës raportuese, Agjencia ka realizuar gjithsej 367 inspektime. 226 inspektime janë realizuar sipas detyrës zyrtare, ndërsa 141 inspektime janë realizuar sipas ankesave të adresuara në Agjenci.
Me qëllim të harmonizimit të kuadrit ligjor me standardet evropiane, Agjencia ka vazhduar veprimet për finalizimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Institucionet e Zbatimit të Ligjit, në përputhje me Direktivën (BE) 2016/680 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (e njohur si Law Enforcement Directive – LED).
Agjencia ka ofruar gjithsejtë pesëdhjetë e tetë (58) këshilla ligjore, ku njëzet e nëntë (29) këshilla janë lëshuar për institucionet nga sektori publik, shtatëmbëdhjetë (17) për institucionet nga sektori privat, dhe dymbëdhjetë (12) këshilla subjekteve të të dhënave.
Aktivitetet e Agjencisë në vitin 2025, janë përqendruar në thellimin e bashkëpunimit me institucionet publike dhe private, organizatat joqeveritare dhe sektorin e mediave, duke promovuar të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike përmes trajnimeve, punëtorive dhe fushatave ndërgjegjësuese me qëllim të promovimit, të të drejtave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.
Në këtë kontekst, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, janë realizuar mbi 80 aktivitete informuese dhe janë trajnuar mbi 807 pjesëmarrës nga sektori publik dhe privat, përfshirë zyrtarë publik, kontrollues dhe përfaqësues nga grupe tjera të interesit, sektori i shëndetësisë, sistemi bankar, qendrat sociale, organizatat joqeveritare, mediat dhe subjekte të tjera.
Përmes ekspertizës profesionale dhe me qëllim të mbështetjes së kontrolluesve dhe përpunuesve nga sektori publik dhe privat, në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe standardizimin e qasjes gjatë përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me parimet e përgjegjshmërisë, proporcionalitetit dhe transparencës, gjatë kësaj periudhe, Agjencia ka finalizuar dhe publikuar katër (4) Udhëzues për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Agjencia ka ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete në funksionalizimin e procesit të digjitalizimit, duke lansuar projektin e CMS – Sistemi i Menaxhimit të Rasteve, projekt i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj palëve të ndryshme të interesit të cilët i adresohen Agjencisë, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve më të mira, transparente dhe më efikase për qytetarët.
Në kuadër të informimit dhe ndërgjegjësimit, në periudhën raportuese, Agjencia ka përgatitur 4 udhëzues për mbrojtjen e të dhënave personale
– Udhëzues lidhur me privatësinë në internet
– Udhëzues për përpunimin e ligjshëm të të dhënave
– Udhëzues për vlerësimin e ndikimit mbi mbrojtjen e të dhënave
– Udhëzues për sektorin shëndetësor
Në angazhimet për ta forcuar rolin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare Agjencia ka realizuar mbi 20 aktivitete ndërkombëtare me pjesëmarrje aktive në Bordin evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ( EDPP) forume, konferenca, Grupe Punuese
Pjesëmarrje aktive të katër (4) takimet e Bordit të EDB-së
Pjesëmarrje në katër (4) Grupe Punuese me karakter ndërkombëtar
Organizatore e dy (2) konferencave ndërkombëtare me mbi nëntëdhjetë (90) përfaqësues të autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në nivel rajonal, ndërkombëtar dhe botëror.
Raporti i Kosovës për vitin 2024 i Komisionit Evropian në vlerësimin e punës për Agjencinë për Informim dhe Privatësi ka theksuar se
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka punuar në mënyrë të pavarur dhe efikase.
Ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale janë në përputhje me GDPR dhe LED.
Agjencia ka miratuar aktet nënligjore dhe ka rritur kapacitetet e personelit.
Rritja e ndërgjegjësimit ka shënuar rritje të përgjegjësisë së institucioneve publike dhe private ndaj vendimeve të Agjencisë.
Në vijim grafikonet e paraqitura për vitit 2021-2025 dhe linkut e publikimit të raportit vjetor të Agjencisë për vitin 2025- https://aip.rks-gov.net/download/raporti-vjetor-i-performances-se-agjencise-2026-sqarim-raporti-nuk-eshte-aprovuar-akoma-nga-kuvendi-i-republikes-se-kosoves/?wpdmdl=11544&refresh=69d4fd8cedfa41775566220&fbclid=IwY2xjawRDGjpleHRuA2FlbQIxMABicmlkETF6aUZkVHRvUmNoeEI0VkJOc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHmKdWd1QDgls94EO_BPOP78q8qw_37dBgoWkWUsjk262d80Gdtzyk1MoBYiJ_aem_isZLi_j4WCtAbrEXgvF06g

English
Srpski