Agjencia për Informim dhe Privatësi pret në takim përfaqësues të bizneseve që operojnë në fushën e marrjes dhe dhënies me qira (lizingu) të veturave

Gjatë takimit, i cili synoi ngritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve mbi mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, diskutoi për krijimin e praktikave të duhura për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët, konform kërkesave të legjislacionit në fuqi.
Përfaqësuesit e bizneseve diskutuan rreth sfidave gjatë menaxhimit të të dhënave personale, ku Komisionerja theksoi nevojën për një qasje të përgjegjshme dhe transparente në trajtimin e këtyre të dhënave me qëllim të garantimit të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave të qytetarëve.
https://www.vudols.com