Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), po marrin pjesë në edicionin e 25-të të Samitit Global të Privatësisë 2025, që po mbahet në Washington D.C., SHBA, nën organizimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Profesionistëve të Privatësisë – IAPP.

Ky samit përfaqëson platformën më të rëndësishme ndërkombëtare për bashkëpunim dhe shkëmbim profesional në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, privatësisë dhe teknologjisë, duke mbledhur liderë globalë të industrisë së teknologjisë, institucione rregullatore dhe ekspertë të fushës nga mbarë bota. 
Përfshirja e Agjencisë në diskutime që adresojnë sfidat aktuale të qeverisjes së inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe ndikimit të teknologjive të reja, reflekton angazhimin institucional për të bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare dhe për të kontribuar në avancimin e politikave në hap me zhvillimet globale.


English
Srpski