Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në forumin e partneritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në Bruksel

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva- Dermaku dhe Drejtorja e Përgjithshme, Lumnije Demi po marrin pjesë në forumin rajonal të autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në Bruksel, me përfaqësues të autoriteteve nga Ballkani Perëndimor, vendet e Partneritetit Lindor, përfaqësues të institucione të BE-së (Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) dhe Mbikëqyrësin Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS)) dhe autoritetet kombëtare të vendeve të BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale.
Forumi katër ditor për mbrojtjen e të dhënave personale ka për qëllim vendosjen e kontakteve për të ndihmuar shkëmbimin e përvojave mes autoriteteve në forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e të dhënave personale dhe bashkëpunimit efektiv ndërkombëtar midis autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave personale.
Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva- Dermaku prezantoi të arriturat dhe sfidat e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe theksoi se legjislacioni i Kosovës është në harmoni të plotë me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo ju bëri thirrje autoriteteve për bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave mes autoriteteve në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve dhe qasjes së unifikuar për mbrojtjen e të dhënave gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Forumi i partneritetit për mbrojtën të dhënave personale u organizua nga Programi SIGMA, Programi Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) “Fondi Rajonal i EaP për Reformat e Administratës Publike”, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Shkolla Rajonale për Administratën Publike ( ReSPA).
https://www.vudols.com