Komsionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, përfundoi aktivitetet për promovimin e Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale duke zhvilluar punëtori me zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësues të çerdheve publike dhe private në regjionin e Pejës.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë aspekte kritike të kuadrit ligjor, përkatësisht parimet kryesore të ligjit, të drejtat e subjekteve të të dhënave, masat e sigurisë dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave të fëmijëve, përfshirë këtu edhe grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të ndjeshme përmes vëzhgimit me kamerë.
Kjo iniciativë do të shërbej në zhvillimin e udhëzuesve për përpunimin e të dhënave personale nga çerdhet publike dhe private dhe njëkohësisht reflekton përkushtimin e Agjencisë dhe partnerëve të saj në ndërtimin dhe ruajtjen e një shoqërie të sigurt nga shkelja e të dhënave personale.