Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, filloi fazën e trajnimit për 150 zyrtarë publik për mbrojtjen e të dhënave personale, lidhur me ligjëshmërinë e përpunimit të dhënave personale

Trajnimi u mbajt me qëllim të përgatitjes së zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të dhënave personale. Synim kryesor i këtij trajnimi është paisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave personale duke siguruar që të dhënat personale të trajtohen me kujdesin e duhur dhe të mbrohen nga çdo lloj keqpërdorimi.

 

https://www.vudols.com