Agjencia për Informim dhe Privatësi organizoi punëtorinë dyditore me pjesëmarrjen e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë (KDIMDP), z. Besnik Dervishi, dhe përfaqësuesve të institucionit të tij, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy autoriteteve homologe.
Gjatë punimeve, u diskutua mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për rritjen e kapaciteteve institucionale, duke trajtuar çështje si:



Komisionerja, Krenare Sogojeva-Dërmaku vlerësoi angazhimin e Komisionerit Dervishi, si dhe i uroi suksese në mandatin e tij të ri, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe integrimit evropian.
Në përmbyllje të takimit, z. Dervishi shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe organizimin e kësaj tryeze nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, ndërsa ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve.
