Agjencia për Informim dhe Privatësi, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Policinë e Kosovës për Asistencë në mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurimit fizik të objektit – ndërtesës së përbashkët të AAC, AIP dhe AMMKM.

Marrëveshja e Mirëkuptimit u nënshkrua nga U.D Drejtori i Përgjithshëm i AAC -së, Burim Dinarama, Drejtorja e Përgjithshme në AIP-së, Lumnije Demi, Drejtori i Përgjithshëm AMMKM, Imer Hakaj dhe Koloneli Hilmi Pacolli nga Policia e Republikës së Kosovës.

https://www.vudols.com