25 nëntor 2025, Prishtinë
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE) dhe Institutin Ndërkombëtar Republikan(IRI) organizuan takimin me përfaqësuesit e partive politike të Kosovës me qëllim rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.
Në takim u diskutua për mënyrat e komunikimit të partive politike me qytetarët, duke siguruar që komunikimin me qytetarët të realizohet në harmoni me detyrimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe ndërmarrjen e masave të sigurisë të parandaluar keqpërdorimet e mundshme të të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.
Në takimin me përfaqësuesit e partive politike, Agjencia për Informim dhe Privatësi prezantoi Udhëzuesin për komunikim me Qytetarë Gjatë Fushatës Zgjedhore me qëllim të informimit të subjekteve politike rreth kritereve të komunikimit me qytetarë për qëllime promovimi apo/edhe fushata zgjedhore, pa rënë ndesh me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdojë të monitorojë dhe sigurojë që të gjitha partitë politike të respektojnë standardet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë gjithë procesit zgjedhor.