Në këtë dokument janë të dhënat personale të aplikuesve (kryesisht prindërit) dhe të dhënat e fëmijëve të tyre, të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ky dokument është duke qarkulluar në grupet e prindërve me qëllim të verifikimit të aplikimit. Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia i bënë thirrje që:
– Asnjë individ apo institucion që ka qasje në këtë dokument nuk duhet ta shpërndajë apo të publikoj më tej këtë dokument me këto të dhëna personale të qytetarëve. Përhapja e mëtejshme e këtij dokumenti përbën shkelje të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mund të rezultojë në pasoja ligjore.
– Të gjithë individët dhe institucionet që posedojnë një kopje të këtij dokumenti janë të obliguar ta fshijnë/shkatërrojnë atë menjëherë nga të gjitha pajisjet elektronike dhe çdo depozitë të dhënash, qoftë fizike apo digjitale, ku mund të jetë i ruajtur dokumenti.
Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson rëndësinë e respektimit të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në rast të mosrespektimit të këtyre udhëzimeve, Agjencia ka të drejtë dhe obligim ligjor të ndërmarrë veprime sanksionuese ndaj individëve ose institucioneve që shkelin dispozitat e këtij ligji. Mbajtja e përgjegjësisë për të dhënat personale është një detyrim ligjor dhe etik i secilit prej nesh.
Agjencia për Informim dhe Privatësi mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe respektimit të të gjitha standardeve ligjore për trajtimin e të dhënave personale.