Agjencia Filloi Ciklin e Takimeve Informuese me Vendimarrës të Institucioneve Publike

Me qëllim të informimit të zyrtarëve kryesorë administrativë të të gjitha institucioneve publike lidhur me procesin e vendimarrjes gjatë shqyrtimit të kërkesave për qasje në dokumente publike, Agjencia filloi zhvillimin e takimeve me nivelin vendimarrës të këtyre institucioneve.

Përqendrimi kryesor i këtyre takimeve që po zhvillohet nga Udhëheqësi i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike z. Jeton Arifi është në shpalosjen e përgjegjësive të zyrtarëve kryesorë administrativë, procesin e vendimarrjes, si dhe në elaborimin e Udhëzuesit të Testit të Dëmit dhe Interesit Publik, i cili aplikohet para kufizimit apo refuzimit të qasjes në dokumente publike.

Gjatë diskutimeve që po zhvillohen në saje të këtyre takimeve, me nga dhjetë pjesëmarrës për çdo ditë, po shpalosen sfidat me të cilat po përballen institucionet publike gjatë shqyrtimit të kërkesave për qasje në dokumente publike.

Ky cikël takimesh informuese, i cili filloi këtë të hënë, do të përfshijë rreth njëqind zyrtarë kreysorë administrativë nga pothuajse të gjitha institucionet publike.

 

Zyra për Komunikim me Publikun

27 tetor 2021

https://www.vudols.com