Përfaqësimi i Kosovës në panel ndërkombëtar për sfidat dhe sukseset në qasjen në informacion

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dermaku, përfaqësoi Kosovën në një panel ndërkombëtar të mbajtur në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për të drejtën për qasje në informacion 🌍.
Paneli u zhvillua në sesionin plenar të konferencës dhe kishte për temë: “Sharing the Challenges and Success Stories on Access to Information”. Në këtë diskutim, Komisionerja ndau përvojën e Kosovës në ndërtimin e institucioneve transparente dhe garantimin e së drejtës së qytetarëve për informim 📄.
🤝 Përkrah përfaqësuesve nga Kanadaja, Australia, Maldivet dhe Azerbajxhani, Komisionerja Sogojeva-Dermaku theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të forcuar qasjen në informacion, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare.
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është anëtare me të drejta të plota në ICIC dhe gjithashtu koordinatore e grupit punues për integritetin e informacionit, njëri prej tre grupeve punuese që përbëjnë ekipin përgatitor të kësaj konference. Pjesëmarrja aktive e AIP-së nënvizon angazhimin e saj të vazhdueshëm në nxitjen e transparencës dhe forcimin e standardeve të hapura të qeverisjes në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar 🔍.
https://www.vudols.com