Në kuadër të programit fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, Agjencia për Informim dhe Privatësi priti sot për vizitë pjesëtarët e Gjeneratës XII, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë.
Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, prezantoi funksionet kryesore të Agjencisë, me theks të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike, në kontekstin e procedurave gjyqësore.
Përmes shembujve konkretë nga praktika, pjesëmarrësit u njohën me parimet themelore të mbrojtjes së të dhënave, përkatësisht në rëndësinë e trajtimit të kujdesshëm të provave dhe të dhënave personale gjatë fazave të hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor.
Në fund të takimit, Komisionerja Sogojeva Dërmaku rikonfirmoi gatishmërinë e Agjencisë për të ofruar mbështetje profesionale dhe këshilla në zbatimin e drejtë të ligjit, përmes një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të frytshëm me sistemin e drejtësisë.

English
Srpski