Agjencia për Informim dhe Privatësi konfiskon pajisje të paautorizuara të sistemit të vëzhgimit me kamerë në Mitrovicë të Veriut

Një automjet me targa të huaja është ndaluar nga Policia e Kosovës më 5 shtator 2025 në rrugën “Knjaz Miloš” në Mitrovicë të Veriut. Gjatë kontrollit të realizuar nga autoritetet policore, në brendësi të automjetit janë identifikuar pajisje të sistemit të vëzhgimit dhe GPS pa autorizim përkatës.
Pas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës (PK), Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka realizuar inspektimin e pajisjeve të gjetura, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave personale përmes tyre.
Gjatë inspektimit, nga inspektorët e Agjencisë është konstatuar se në automjet ishin të instaluara:
* Dy kamera profesionale për regjistrim,
* Një pajisje DVR për ruajtje të të dhënave video,
* Një monitor për shfaqje të pamjeve në kohë reale.
Këto pajisje përbëjnë mjete për përpunimin e të dhënave personale, të cilat ishin të vendosura në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përkatësisht pa asnjë bazë të ligjshme që do të justifikonte përpunimin e tillë.
Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se çdo vëzhgim me kamerë pa një bazë ligjore dhe pa përmbushjen e kritereve të përcaktuara në ligj, përbën shkelje të ligjit dhe si e tillë e dënueshme.
https://www.vudols.com