Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) njofton se është bërë publikimi i Udhëzuesit për Vlerësimin e Ndikimit mbi Mbrojtjen e të Dhënave (VNMDH), një dokument thelbësor për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Udhëzuesi ofron udhëzime të qarta dhe praktike për institucionet publike dhe private për kryerjen e vlerësimeve të ndikimit, me qëllim identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve ndaj të dhënave personale.
Ftojmë të gjitha palët e interesuara të konsultojnë udhëzuesin dhe të zbatojnë standardet më të larta për mbrojtjen e të dhënave personale.
https://www.vudols.com