Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo, ka përmbyllur serinë e punëtorive informuese për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin shëndetësor. Punëtoria e fundit u mbajt në Prishtinë, me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë nga regjioni i kryeqytetit, përkatësisht nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Graçanicës, Obiliqit, Drenasit, Lipjanit dhe Podujevës.
Në përmbyllje të këtyre punëtorive, Agjencia ka publikuar Udhëzuesin për për Zyrtarët e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor, i cili ofron orientime praktike për profesionistët shëndetësor në trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave të ndjeshme, duke siguruar respektimin e standardeve ligjore dhe parandalimin e keqpërdorimeve në institucionet shëndetësore.
Udhëzuesin mund ta shkarkoni nga ky link: https://aip.rks-gov.net/…/udhezues-per-sektorin…/

English
Srpski