Institute for Technology and Society, në bashkëpunim me Platforma Civikos dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost, po vazhdon angazhimin për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
27 Shk
Gjatë një programi dy-ditor trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi standardet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e të dhënave, duke përmirësuar kështu sigurinë e informacionit në institucionet ku ata veprojnë.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u certifikuan nga Treccert, duke përfituar njohje ndërkombëtare për aftësitë dhe ekspertizën e tyre në këtë fushë të rëndësishme.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë sektorët në Kosovë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë – Embassy of the Netherlands in Kosovo
Me këto iniciativa, po kontribuojmë në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe të ndërgjegjësuar për rëndësinë e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në Kosovë!
Ne përdorim cookies për te përmirësuar eksperiencën tuaj në WebFaqen zyrtare të AIP. Duke përdorur WebFaqen ju duhet të dakortoheni për përdorimin e tyre.