Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, ka pritur sot në takim profesionistët e angazhuar në krijimin e platformës për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale përmes identifikimit të rrjedhjes së të dhënave nga kontrolluesit publik dhe privat, e cila është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Departamentit të Drejtësisë (INL).
Kjo platformë do të mundësoj identifikimin dhe raportimin e shpejtë të rasteve të rrjedhjes së të dhënave, duke funksionuar si një mekanizëm parandalues ndaj keqpërdorimeve të mundshme të të dhënave të qytetarëve dhe duke përmirësuar ndjeshëm zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre, Komisionerja Sogojeva Dërmaku ndau mirënjohje për ekipin, duke theksuar se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për avancimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale dhe krijimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

English
Srpski